Pages

No posts.
No posts.

Nebi BARDHOSHI

Nebi BARDHOSHI

Publications

“Aspekte të funksionimit të kuvendit krahinor në të drejtën dokesore”, (“Aspects of Regional,
Assembly Functioning in the Customary Law”), Tiranë, “E drejta parlamentare dhe politikat
ligjore”, no. 16, 2003, p. 51-64.

“Veçori të ndarjes së pronës sipas të drejtës dokesore”, (Some Characteristics of distribution of Property According to the Customary Law), (The Case of Has Province), for Review of Institute of Folk Culture”, Kultura Popullore, no. 1-2, 2004, p. 83-112.

“Raporte në mes së drejtës shtetërore e asaj dokesore, mbi të drejtën e pronës së paluajtshme familjare në vendin tonë”, (“State Law v.s Customary Law, about Family’s Estate Property”), Tiranë, “E drejta parlamentare dhe politikat ligjore”, no. 21., p.

E Drejta Kanunore dhe Shteti i se Drejtës, Tirane, Polis, 3. Universiteti Europian i Tiranes F. 19-29. (Customary Law and State of Law, European University of Tirana, Polis 3, pp. 19-29)

Mbi te drejtën kanunore ne krahinen e Hasit, Tirane, Kultura Popullore, Instituti i Antropologjise Kulturore dhe Studimit te Artit, Tirane. 2008. (Contribution on Customary Law in Has Province, Tirana, Kultura Popullore, Institute of Cultural Anthropology and Art Studies)

Identiteti krahinor dhe kufiri politik, Tirane, Kultura Popullore, Instituti i Antropologjise Kulturore. 2009; f; 58-76. (Regional Identity and Political Boder, Kultura Popullore, Institute of Cultural Anthropology and Art Studies, pp. 58-76)

Between ideological and pragmatic identity: Negotiating existence among Albanian immigrants in Konitsa, Northwestern Greece, Botuar në, Balkan Border Crossings, First Annual of Konitsa Summer School, LIT VERLAG, Berlin, 2008. (co-author with Olsi Lelaj)., pp. 290-305.

Negotiating Existence in Emigration: An Outline of the Albanian Immigrants in Greece ; Published in, Dynamics of National Identity and Transnational Identities in the Process of European Integration, Edited by ;, Elena Marushiakova., Cambridge Scholars Publishing Dynamics of National Identity and Transnational Identities in the Process of European Integration, This book is first published 2008 by Cambridge Scholars Publishing, 15 Angerton Gardens, Neëcastle, NE5 2JA, UK, f. 394-406.

Rrok Zojzi per te drejtën kanunore shqiptare ; Një vështrim kritik, Kultura Popullore, 2009, 44-67. Rrok Zojzi on Albanian Costumary Law in Albania : A Critical Perspective, Tirane, Kultura Popullore, 2009, 44-67.

Njeriu i Kanunit në Postsocializem, Tirane, Universiteti Europian i Tiranës, Revista, Nr 8, 2009, 114-132, (‘Kanun Man’ in Postsocialism), European University of Tirana, Nr, 8, pp. 114-132.

Family Property According to the Customary Law Among Albanians, (20th Century, Prepared for Albania Volume I, project of Graz University (Austria). Forthcoming.

The ´Citizen´ and the ´Transformation´ Period in Albania: The case of Tirana’s periphery., I. Pardo & G. B. Prato eds. Citizenship and the Legitimacy of Governance: Anthropology in the Mediterranean Region. Ashgate Publishers, ISBN 0 7546 7401 0. Forthcoming in 2009.


Reviews and critiques

-.Criticism on A. Stipçeviq’s book “Interpretime albanologjike”, (Albanological Interpretation), Tiranë, “Kultura Popullore”, IKP, 1-2, 2000, 212-214.

-Criticism on Xhemal Meçi’s “Kanuni i Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës”, (The Canon of Lekë Dukagjini in the Variant of Mirdita),Tiranë, “Kultura Popullore”, IKP, 1-2, 2002, p. 234 – 240.

-Criticism on M. Tirta’s, “Etnolgjia e Përgjithshme” (General Ethnology), Geer, 2001, Tiranë, “Kultura Popullore”, 1-2, 2003, 258-264.

-‘Vepër me vlera teorike dhe praktike., (‘A book with theoretical and practical values’)., Criticism on I. Elezi’s book titled ‘Ndermjetsimi per pajtim ne konfliktet penale’, 2004. Tirane ‘Te drejtat e njeriut’, 3 (43), 2005.

On going projects

2009 The Balkans From Below

Local Reconfiguration and Individual Practices since 1990 (Albania, Bulgaria, Greece). Les Balkans par le bas. Reconfigurations locales et logiques individualles depues 1990 (Albanie, Bulgarie, Grece). Coordinatied by the Institute of d’ethnologie mediterraneenne, europeeme et comperative, associated with the University of CNRS and l’Universite de Provence Aix-Marseille.

2010 July

“Toward an Anthropology of Post-Socialism in Albania”, is a project supported by European University of Tirana, qendra Ligji, Norma, Tradita.

2010- July

Shqipëria në Kufi: Një etnografi e kufizit Kosovë-Shqipëri, (Albania in Border: Ethnografy of border area between Kosovo-Albania) is a project supported by Academy of Science in Albania and Ministry of Culture.

Participation on Scientific Conferences

May 30 to 2 June 2006., ‘Cities on the Mediterranean: Old World Modernities in the New, Mellenium’. Placed in Cadiz, Spain.. It is presented the paper: The ‘Citizen’ and transformation period in Albania (1991-2005).
22- 25 May 2005., ‘Exploring legitimacy: The Customary Law v. s State Law’., (Has Region as the case study)., ‘Traditional Life in Has Region as the Borderland’. Here is presented the paper. ‘Held on Prizren, Kosovo, Organised by Albanological Institute of Kosovo and the ‘Folk Culture Institute, Academy of Sciences in Albania.

24-27, May, 2007., “Regional Identity and Political Border. This paper is presented in Scientific Conference, 4th InASEA Conference Region, Regional and Regionalism in South-eastern Europe, Timişoara, Rumania.

26-30 August 2006: Co-organizer of the Scientific Conference called ‘Corridors of Power’, which has taken place in Tirana in the end of August 2007 (26-30 August 2006). My position is as the member of local team. With the collaboration of ‘European Commission of Urban Anthropology. ’.

26-31 August 2008; Westernised Laws and Local Conditions: The Case of Post-Socialist Albania, EASEA Conference, Experiencing Diversity and Mutuality.

21-24 May 2009, The Experiencing of Living Between Old and a New Legal Systems at the Same Time, Migration to, from, and Transnational Ties, 5th InASEA Confrenence, Hacettepe University, Ankara, Turkey.

8-9, June, 2009 Law(s) of the land and Societal Structuration: The case of Has Region Premières journées d’études albanaises en France Études turques et ottomanes, UMR 8032 (CNRS-EHESS)? Institut d’ethnologie méditerranéenne, européenne et comparative, UMR 6591 (CNRS).

10 November, 2009, Between “Dictatorship of cousins” and Neo-Liberal Ideology, International Conference, Law and Society in Context of Nation-State, held at European University of Tirana.

15, Prill, Kanuni, kolektivizmi, komunizmi, mbajtur ne konferencen shkencore, Socializmi dhe Shoqeria Shqiptari, Universiteti Europian i Tiranes. Kanun, Collectivization, Communism, held at UFO-University of Tirana

7-9, May, An Ethnography of Land Market in Informal Area, held at Scientific Conference The Informal and the Formal: Contested Categories of Socio-Economic Life, INTERNATIONAL UNION OF ANTHROPOLOGICAL AND ETHNOLOGICAL SCIENCES. COMMISSION ON URBAN ANTHROPOLOGY.

02-July, Antropologjia dhe moderniteti shqiptar, mbajtur në konferencën kombëtare, Tradita etnokulturore dhe bashkëkohësia, organizuar nga Instituti i Antropologjisë kulturore dhe studimeve të artit, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. (Anthropology and Albania Modernity, held in Scietific Conference “Ethnoculture and Contemporanity”, organized by Institute of Cultural Anthropology and Art Studiues, Center of Albanian Studiues, Tirane, Albania.

Article

28 Jun 2010
Shekulli
NGA DR. NEBI BARDHOSHI

Antropologjia dhe moderniteti shqiptar

Etnografia shqiptare është përqendruar te studimi i kulturës tradicionale në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, pa mohuar përpjekjet për të studiuar socializmin dhe postsocializmin. A duhet ende të rendim në kërkim të ekzotikës duke rrezikuar që ta
Zgjerimi i paradigmës antropologjike do të kontribuonte shumë në njohjen e mëtejshme të vetvetes duke hequr dorë nga qëllimi për të "krijuar vetveten". Sigurisht që kjo njohje do të ndihmojë edhe në krijimin e një imazhi tjetër mbi "vetën" dhe "tjetrin".
Antropologjia socio-kulturore në Shqipëri njihet më tepër me emrin etnografi. Ndodh që njerëzit ta aso ciojnë atë me folklorin. Kjo ka një histori. Por nuk po ndalemi te kjo pikë. Ajo që ka më shumë rëndësi dhe duhet shtruar për diskutim është në njërën anë imazhi që ka shoqëria për këtë shkencë dhe së dyti vetë bashkësia e studiuesve. Duket se të dyja konvergojnë në pikën që etnografia, përkatësisht antropologjia socio-kulturore merret me studimin e kulturës tradicionale ose primitive. Në përgjithësi në etnografinë shqiptare është kritikuar dhe është shmangur përdorimi i shpeshtë i termit kulturë primitive. Kjo ka ardhur për disa arsye. Së pari se studiuesi ka qenë vendas, pra antropologjia shqiptare është vetvetiu një "anthropology at home". Së dyti për shkak të qëndrimit etik të studiuesve që janë munduar të shmangin etiketime negative për kulturën që kanë studiuar. Sa i takon qëndrimit të dytë studiuesit ndahen në dy kategori. Njëri grup është shumë i kujdesshëm duke e evituar këtë term në maksimum dhe kur e përdor shmang kuptimin negativ. Ndërsa grupi i dytë krahas punës shkencore merr përsipër edhe "emancipimin" e shoqërisë, përdor dijet etnografike për të mbajtur qëndrime here-herë shumë radikale aq sa ka raste të dalin jashtë diskursit antropologjik.
Meqë antropologjia socio-kulturore truallin e lindjes dhe prijësit akademikë kryesisht i ka në Perëndim, shtrohet pyetja se çfarë dhe cili ka qenë qëndrimi i tyre dhe si është prirja apo prirjet në ditët tona? Prej këtu mund të shtrojmë pyetjen nëse antropologjia shqiptare duhet apo nuk duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim?
Në një sondazh të kryer në SHBA del se pjesa më e madhe e njerëzve të pyetur ku flisnin për antropologjinë, iu vinte ndërmend një disiplinë e cila merret me studimin e kulturave primitive ose ekzotike. Ky imazh i krijuar ka ardhur për faktin se shumica e studimeve në lëmin e antropologjisë amerikane, angleze, franceze, holandeze etj., kanë pasur objekt studimi një kulturë të huaj për studiuesin dhe në pjesën më të madhe një kulturë jo-perëndimore. Edhe në vet përkufizimet mbi objektin e antropologjisë ende gjen përcaktime të tilla si "antropologjia sociale apo kulturore është shkenca që merret me studimin e kulturës primitive"... Projekti antropologjik ka qenë disi planesh: Për të njohur tjetrin, për të njohur zanafillën e njerëzimit ose së paku kulturat, ato më të hershmet të etiketuar si primitive etj.. Shkollat variojnë nga vendi në vend nga koha në kohë.
Pyetja që shtrohet tashmë është a mund dhe a duhen bërë studime antropologjike në shoqëritë komplekse (të civilizuara)? Dhe prej këtu, a duhen bërë studime mbi dukuritë e prejardhura nga moderniteti apo duhet ende të rendim në kërkim të ekzotikës nganjëherë duke rrezikuar që ta krijojmë vetë këtë "ekzotike" duke harruar se dhe kjo mund të jetë produkt i imagjinatës dhe steriotipeve të studiuesit ose rrjedhojë e ideologjisë së modernitetit. Kjo në fakt nuk është një temë e re dhe as një shqetësim i ri shkencor. Për të përmendur vetëm disa pikëvështrime. Ogys Konti do ta vendoste antropologjinë përkundrejt sociologjisë, ku të parën e shikon si shkencën që do të merret me tradicionalen dhe të dytën me botën industriale. Ndërkaq Franz Boas e ka ngritur këtë çështje në leksionin inaugurues në Columbia University në vitin 1908 dhe ai shprehej pro studimit të kulturës pa ndonjë limit gjeografik apo përcaktime të tjera qofshin këto evolucioniste apo të ndërvarura prej fakti se cili është raport në mes studiuesit dhe të studiuarit, të zhvillimit të shoqërisë apo nivelit teknologjik të saj. Me pak fjalë ai shprehej se antropologët nuk do ta studiojnë kulturën nisur nga fakti se ajo është diku atje tehu, larg nga ne, por sepse është dhe vijonte duke shpjeguar se përse ndodhi që antropologët u fokusuan më tepër te kultura ekzotike dhe primitive.
Në zhvillimet e kësaj shkence situata paraqitet pak a shumë kështu. Ka lindur antropologjia urbane e cila duke aplikuar dijet etnografike eksploron qytetin dhe tashmë shumë nga veprat e këtij lëmi janë kthyer në vepra klasike. Po ashtu duhet të përmendim antropologjinë juridike, politike, ekonomike, të Mesdheut, të Europës etj. etj., që krahas studimeve të kulturës tradicionale studiojnë dhe dukuritë bashkëkohase. Ndër më të spikaturat tashmë janë studimet mbi kombin, shtetin, socializmin dhe post-socializmin. Prapëseprapë debati lidhur me objektin specifik të antropologjisë nuk është i mbyllur. Meqë morëm shembullin e Boas mund të themi se njëra prej studenteve të tij dhe ndër figurat e njohura të antropologjisë psikologjike, Margaret Mead, do të shprehej se antropologjia është shkenca e primitives. Gjithashtu dhe njëri prej njerëzve që reformoi pikëpamjet antropologjike Clifford Geertz, këmbëngul të theksojë se ai është etnograf dhe se detyra kryesore e kësaj disipline është për të interpretuar kulturat që ndodhen larg në kontekstin e dijes lokale.
Etnografia shqiptare e pozicionuar si një disiplinë e dijeve albanologjike është përqendruar te studimi i kulturës shqiptare tradicionale dhe gjetja e kulturës origjinale shqiptare. Kësisoj edhe me ndërthurjen e teorisë marksiste ka krijuar një profil të vetin, mund ta quanim një "etnografi apo antropologji albanologjike", me nuanca të forta herderiane. Përveç kësaj dhe për rrjedhojë studimet më të shumta, janë fokusuar në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, pa mohuar disa përpjekje për të studiuar socializmin dhe post-socializmin. Herë pas here thuhet se kjo mënyrë të studiuari është dhe në vendet e Europës Lindore apo vendet fqinje. Për ta kundërshtuar këtë ide mjafton të shikohen botimet në revistën Etnologica Balcanica apo në revista të tjera dhe duket qartë se kjo tezë nuk qëndron më.
Cilat janë shqetësimet kryesore që dalin përpara kësaj fushe kërkimi shkencor?
Për shkak të krijimit të imazhit që etnografia merret me doket e zakonet ka një përballje me opinionin publik, ose së paku nëpër ato mikro-hapësira publike ku etnografët/antropologët përballen shpesh. Reagimet mund t'i grupojmë në dy syresh. Një grup i njerëzve mendojnë se studiuesit e kësaj fushe janë në të njëjtën kohë dhe promovuesit dhe mbrojtësit e kësaj kulture. Dhe për këtë arsye një pjesë e njerëzve u pëlqen apo e përkrahin punën e etnografëve. Në krahun tjetër qëndron një grup skeptikësh apo dhe kritikë të cilët duke nënkuptuar një gjë të tillë dhe duke qenë nën influencën e prirjes bashkëkohase të "arratisjes prej së kaluarës" apo duke mbajtur nganjëherë dhe qëndrime "emancipuese ndaj shoqërisë" kritikojnë herë haptazi dhe më shpesh jo-publikisht, kontributin që jep apo mund të jap etnografia në njohjen e kulturës shqiptare. Ndërkohë, për mendimin tonë, çështja duhet të ishte shtruar krejt ndryshe. Së pari vet studiuesve do t'iu kërkohet që të rishohin gjithë paradigmën e kërkimit në këtë fushë. Për rrjedhojë në disa dimensione dhe të vetë punës në terren dhe përpunimin e teorisë së çfarë do të konsiderohet "fakt etnografik". Ankthi i shprehur shpeshherë se me vdekjen e një burri plak vdes një arkiv, sa qëndron aq dhe nuk qëndron. Sigurisht që për disa dije kjo ndodh, por kjo nuk do të thotë se është dëmtuar puna e antropologut të kulturës. Dikush mund të thotë se është dëmtuar studimi i kulturës tradicionale. Pyetja e radhës është e cilës tradicionale? A nuk krijohet prapë tradicionalja? Fare mirë kontributi ynë mund të jetë për të konstatuar edhe këtë dukuri, dhe mund të shtrojmë pyetjen nëse mund të flasim për zhdukje të një dukurie kulturore apo transformim të saj.
Pa kaluar në paternalizëm, do të duhej që përtej paradigmës tradicionale të etnografisë shqiptare të shikohet mundësia që vëmendja e studiuesve antropologë të përqendrohet në studimin e efekteve të modernitetit shqiptar mbi kulturën shqiptare. Pyetja e parë që të vjen ndër mend sapo e parashtron një kërkesë të tillë është lidhur me kuptimin konkret të fjalës "modernistet". Dhe së dyti a duhet hequr dorë nga studimi i kulturës tradicionale? Shpjegojmë se pa pasur ndërmend të japim ndonjë përkufizim për këtë, me moderne nënkuptojmë të gjithë dukuritë kulturore që kanë ardhur si rezultat i "ofertave" apo projektet e prejardhura në rrugë shtetërore me qëllim për të krijuar apo transformuar një kulturë të caktuar siç i takon kulturës juridike, shtetërore, veshjeve etj. Studimi i cili mund të shkojë në disa nivele, fjala vjen si është propaganduar apo paraqitur në mënyrë zyrtare dhe si është implementuar. Po ashtu duhet të themi se moderne nuk nënkupton të duhurën, përkundrejt tradicionales. Dikush mund të thotë se edhe idetë rilindase kombëtare ishin moderne dhe i paraprinë gjithë implementimit të këtyre politikave që përmendëm më lart. Sigurisht që po dhe kjo nuk do të ndalonte që studimi të kryhet dhe për këtë periudhë kohore dhe për të parë se si shumë mite, rrëfenja, këngë, identitete, etj., janë krijuar gjatë kësaj kohe dhe më pas dhe ne ndoshta gabojmë kur mendojmë se ato kanë qenë të ruajtura në kujtesën popullore. Por kërkesa që parashtrojmë në këtë rast është për të parë shtetin si hapësirë dhe agjenci sociale e cila merr përsipër dhe përdor çdo teknikë të mundshme të pushtetit për të ndryshuar kulturën. Është pikërisht etnografia në kuptimin e punës në terren, ajo e cila do të ndihmojë për të parë se si kanë operuar këto politika dhe përse kanë pasur ose nuk kanë pasur sukses. Ne kemi marrë një shembull për ta ilustruar këtë që është tema e mitit të origjinës dhe rëndësia sociale që ai mbart. Miti i origjinës është përzgjedhur sepse është një nga temat më të nxehta në kuadër të një ndërmarrje demitizuese. Miti apo më saktë mitet e origjinës pavarësisht faktit se në i klasifikojmë si të tilla duke i nënkuptuar si irracionale, ato kanë një rëndësi të madhe sociale dhe vërtetësia e tyre varet më shumë nga fakti se sa besimtarë ka dhe si e mendojnë studiuesit e tyre në këtë drejtim. Potencialisht kritikat e studiuesve mbi mitet mund të kthehen në dije të përhapura…Miti në vetvete luan rol të rëndësishëm sa i takon çështjes se përse një grup social jeton së bashku, po ashtu kontribuon për të kuptuar legjitimitetin e një sistemi politik e ligjor të caktuar.
Po si qëndron puna kur mite të shumta ofrohen nga dijet shkollore dhe po ashtu ato të themi në rrugë tradicionale? Kush merr prioritet: mitet e mësuara nga "mësues" apo mitet e mësuara nga "plaku"? Ja si na shfaqet menjëherë një nga çështjet që janë të lidhura aq ngushtë me sociologjinë e dijes dhe prej këtu mund të kuptojmë apo më saktë të fillojmë të kuptojmë dhe shumë dukuri të tjera kulturore dhe sociale që kanë hedhur shtat në vendin tonë.
Si përfundim është për t'u theksuar se zgjerimi i paradigmës antropologjike do të kontribuonte shumë në njohjen e mëtejshme të vetvetes duke hequr dorë nga qëllimi për të "krijuar vetveten". Sigurisht që kjo njohje do të ndihmojë edhe në krijimin e një imazhi tjetër mbi "vetën" dhe "tjetrin". Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve,
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë